SHPËRNDAJE

E plotësuar: Që në fillim të saj protesta është shoqëruar me tensione.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë të vendosur pranë pedonales dhe Ministrisë së Brendshme. Kjo ka bërë që palët të përplasen mes tyre dhe qytetarët kanë hedhur shashka dhe sende të forta. Raportohet se një person është lënduar në protestë dhe se është gjakosur.

Nis me tensione protesta në Shqipëri, qytetarët përplasen me policinë

E plotësuar: Banorë të Unazës së Re kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Pas përplasjes së shoqëruar me hedhje shashkash, mësohet që policia ka shoqëruar disa persona.

“Banorët e Unazës së Re kanë dashur të hynë në pedonale, janë masat e policisë që kanë ndaluar kalimin e çdo personi. Është ndaluar hyrja te Toptani dhe Ministria e Brendshme. Ata kanë dashur të hyjnë në kordon, ku edhe po hyjnë deputetët. Kjo ka bërë që situata të tensionohet dhe policia të shoqërojë disa prej tyre.”- raportoi gazetarja Dorjana Bezat.

Kujtojmë që banorët e Unazës së Re të cilët prej të paktën 145 ditësh protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shtëpitë e tyre i janë bashkuar protestës së opozitës  sot para Kuvendi.

Ka nisur me tension protesta e sotme përpara Kuvendit. Banorët e zonës së “Astirit” janë përplasur me forcat e policisë para godinës së Ministrisë së Brendshme.

Raportohet se protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, duke tentuar të futen drejtë Pedonales, zonë e cilat është rrethuar nga forcat e rendit dhe nga ku kalojnë deputetët e mazhorancës për të shkuar në Parlament.