SHPËRNDAJE

Sukseset e njëpasnjëshme që po arrijnë luginasit në vendet perëndimore janë edhe një dëshmi më shumë, se kjo trevë pamvarësisht kushteve dhe situatave që ka përjetuar ndër vite, talentët nuk i kanë munguar asnjëherë, përkundrazi ata kanë arritur të jenë të dalluar edhe në vendet evropiane ndër më të zhvilluarat ekonomikisht ku konkurenca është e pafund.

Karvanit të suksesit të luginasve kohën e fundit iu ka bashkangjitur edhe tërnocasi Dardan Hyseni në shtetin ku aspak nuk është e lehtë, Gjermani, gjigantin e zhvillimit ekonomik evropian.

Dardani shkollën fillore si shumë moshatarë të tij e përfundoi në vendlindjen e tij në Ternoc të Bujanocit, apo siq njihet ndryshe “Tërnoci i Madh”.

Ndërsa shkollën e mesme e kreu në Republikën e Kosovës për të vazhduar më pas studimet e ciklit bachelor në Universitetin e Lingenit të Gjermanisë drejtimin “inxhinjer i ndërtimtarisë”.

I dalluar në këtë drejtim Dardani tani ka përfunduar edhe masterin (M.Eng) në drejtimin e ndërtimtarisë civile, që e bënë ndër shqiptarët e paktë në Gjermani që kanë këtë titull.

I vlerësuar dhe i dalluar nga stafi, djaloshi me prejardhje nga Tërnoci gjatë studimeve është emëruar asistent gjatë semestrit të 4 dhe 5 në statistik, ndërkaq gjatë semestrit të 6 dhe 7 ka punuar gjithashtu si asistent në fakultetin ku ka kryer studimet.

Aftësinë e tij profesionale dhe talentin e tij Dardan Hyseni tani si i punësuar, pas përfundimit të magjistratures, është duke e dëshmuar në një firm gjermane e specializuar në ndërtimtari që ka të punësuar rreth 1000 punëtorë.

Lugina e Preshevës vazhdon të jetë çerdhe e talentëve të rinjë, të cilët gjithandej vendeve të përparuara evropiane po na bëjnë krenarë që jemi luginasë./presheva.com/