SHPËRNDAJE

Kryetari i B.L. Tërrnavë, Afrim R. Abdullahu përmes një postimi në rrjetin socia fb ka shprehur mirëseqardhje për bashkëatdhetarët tanë të cilët do ti kalojnë pushimet verore në vendlindje.

Në shkrimin e tijë thuhet:

S’na kanë mbetur edhe pak ditë të muajit Qershor dhe fillojnë pushimet verore e sidomos ardhja e vëllezërve, motrave, familjarëve tanë nga mërgimi në vendlindjet e tyre apo të familjarëve të tyre, andaj të dashur mërgimtarë

Mirē se na vini!

Gjatë rrugës, bëni kujdes, mos shpejtoni në vozitje, pushoni sa herë që keni nevojë por mos ndaloni kudo dhe mos i besoni gjithëkujt nëpër autostradën e Serbisë sepse ka mashtrues!

Ne këtu në vendlindje po ju presim me padurim me të gjitha të mirat e Zotit, sepse ju e meritoni, jeni krahu më i fortë i joni dhe i gjithë fshatit Tërrnavë.

Kur po na vini po na mbushet fshati e po na shtohet vullneti për të punuar e jetuar.

Edhe një herë ju dëshirojmë MIRËSEARDHJE duke dëshiruar që të kaloni sa më mirë në Tërrnavën tonë të bukur.

Rrespektë për të gjithë ju Mërgimtarë shkruan kështu në fb kryetari i B.L. Tërrnavë, Afrim R. Abdullahu./presheva.com/