SHPËRNDAJE

Business Insider i ka kushtuar një artikull të veçantë turbulencave që ndodhin gjatë udhëtimit me aeroplan. Megjithatë jo gjithçka është ashtu siç mendohet.

Sipas ekspertëve të aviacionit, krijohet përshtypja që është pjesa më e frikshme gjatë udhëtimit me aeroplan janë turbulencat, por ato në fakt nuk janë shkak për alarm.

Turbulencat shkaktohen kryesisht nga ndryshimi i befasishëm i ajrit të nxehtë dhe atij të ftohtë, dhe ekzistojnë një numër faktorësh që e krijojnë këtë situatë kaotike tek pasagjerët.

Zakonisht ndodh kur ajri turbulent në atmosferë e rrymat që krijohen, bënë që aeroplani të lëviz anash dhe të ketë lëkundje të lehta brenda aeroplanit.

Në raste tjera shkaktohet nga ajri i nxehtë që e godet aeroplanin nga poshtë si dhe stuhitë nga lartë, duke bërë kështu që ndryshimet klimatike të krijojnë erëra dhe rryma të forta.

Turbulencat gjithashtu shkaktohen nga malet, ndërtesat e larta e probleme të ngjashme krijon edhe një aeroplan tjetër që fluturon para të parit, duke mbledhur një sasi të madhe të ajrit. Kjo edhe është arsyeja pse aeroplanët nuk ndjekin të njëjtën rrugë apo pistë ku aterrojnë.

Për pilotët në veçanti me ata me shumë përvojë, turbulencat nuk shkaktojnë ndonjë telash, pasi aeroplani është i dizajnuar në atë formë që t’ju bëjë ballë turbulencave të shumta.

Madje sipas ekspertëve të aviacionit, turbulencat nuk kanë qenë shkaktare të rrëzimit të ndonjë aeroplani për më shumë se 40 vite. Por, që nga viti 1958, përqindja e turbulencave në Evropë dhe Amerikën e Veriut, është rritur nga 40 në 90 përqind.

Sa herë që udhëtoni do të ishte mirë që të ulen diku në mes të aeroplanit, pasi dridhjet janë më të lehta, e sa i përket udhëtimit, ia besoni gjithë punën pilotit.

Para ngritjes në ajër, aeroplanët kontrollohen e mos të flasim kur prodhohen që i nënshtrohen disa testeve ekstreme që nuk mund t’i bëjnë asgjë turbulencat.

Fillimisht bëhet testimi i fleksibilitetit të krahëve, më pas testohen motorët nëse mund t’i bëjnë ballë shpendëve që mund të futen brenda gjatë udhëtimit dhe të shkaktojnë zjarre të papritura.

E një test tjetër i sigurisë është ai i ujit, ku inxhinierët kontrollojnë nëse uji mund të depërtojë brenda motorit, që krijon lidhje të shkurtër në sistemin elektrik. Rol të veçantë luan edhe temperatura, dhe për këtë arsye ata janë të punuar nga materialet që i rezistojnë të ftohtit ekstrem, si dhe stuhive tropikale. Për fund është testi i frenave që duhet të jetë faktor kyç.