SHPËRNDAJE

Tetë vjet më parë në një ditë si kjo, bota do të njihte për herë të parë një yll shqiptar në ngritje të top listave botërore.

Është kjo këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila mori hovin me publikimin e këngës “Hot Right Now” në vitin 2012.

Kënga e cila erdhi në bashkëpunim me DJ Fresh, u ngjit në numrin një në top listën zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar, dhe më pas u promovua në mbarë Evropën dhe Amerikë.

Ishte pikënisja e gjithëçkaje, nga ku Ritën do ta priste një rrugë e sigurt në tregun ndërkombëtar, që do të pasohej me shumë hite, pjesëmarrje në filma e bashkëpunime me brende të njohura.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë ka rikujtuar së fundmi hitin “Hot Right Now”, duke publikuar një pjesë të tij në InstaStory.

“8 vjet nga Hot Right Now”, shkroi Rita në InstaStory, teksa më pas bëri një tjetër shkrim, duke thënë se ndjehet e bekuar për mbështetjen që i kanë dhënë fansat gjatë gjithë kësaj kohe.