SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë bisedës që ka zhvilluar sot me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar mbështetje medicinale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive coronavirusin.

Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës.

“Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presi denti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk”, theksoi Thaçi.