SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Llukman Halili.

“Vdekja e gazetarit Llukman Halili është e dhimbshme, sepse ai i përkiste kohës kur ushtrimi i profesionit të gazetarit, tregimi i të vërtetës, kërkonte guxim, përkushtim e sakrificë”.

“Familjes Halili gjithë miqve të tij u shpreh ngushëllimet më të thella”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.