SHPËRNDAJE

Kosova do të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë vetëm nëse ajo i siguron asaj njohje reciproke, ka deklaruar presidenti Kosovës Hashim Thaçi. Këto komente, Thaçi i bëri gjatë një konference për media, ku ka prezantuar përpjekjet e tij të vazhdueshme për arritjen e një marrëveshjeje paqësore dhe ligjërisht të obligueshme me Serbinë.

Sipas presidentit Thaçi, marrëveshja eventualendërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kishte ndikim pozitiv dhe në gjithë rajonin.

Thaçi ka folur sërish për marrëveshje e cila prek edhe kufijtë, çështje kjo që nuk po has në mbështetje brenda spektrit politik në Kosovë.

“Do të kemi demarkacionin e kufiri apo korrigjimin e kufirit prej 430 kilometrash. Nuk mund të ketë njohje reciproke pa përmbylljen e këtij procesi apo paralelisht. Korrigjimi i kufirit është i mundshëm dhe i siguron Kosovës njohja direkte nga Serbia, e po ashtu edhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën”, tha Thaçi.