SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka mohuar se e ka përkrahur një opsion të shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Thaçi në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se ai nuk ka folur për këtë temë, por se për këtë ka folur presidenti historik Ibrahim Rugova, dhe akademikët e tjerë.

“Unë nuk kam dëgjuar propozimet që të ketë ndryshime të kufijve edhe nuk i kam lejuar që ti hapin këto tema. Kur e kam hapur temën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, Vuçiq ka dalë është nevrikosur dhe e ka lëshuar takimin. Në takimet zyrtare kur unë kam qenë prezent nuk është shtruar çështja e shkëmbimit të territoreve”.

“Unë s’kam folur për çështjen e shkëmbimit të territoreve ka folur Rugova, Qosja pastaj edhe Daci. Unë nuk jam për shkëmbimin e territoreve, por për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit po”.

Kreu i shtetit të Kosovës theksoi se po bëhen përgatitjet për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

“Nuk e di datën, ditën apo edhe muajin, por po bëhen përgatitje që të vazhdohet me një proces të tillë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sa më shpejtë do të ketë marrëveshje do të jetë aq më mirë për Kosovën”.