SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur emërimin e ambasadorit Richard Grenell në krye të Inteligjencës Kombëtare.

Në një postim në Twitter, Thaçi e ka quajtur zgjedhje të shkëlqyer nga presidenti amerikan Donald Trump që të emëroj Grenell si ushtrues detyre të Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

“Një zgjedhje e shkëlqyer nga presidenti Donald Trump që ta emëroj Richard Grenell si ushtrues detyre të Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Ambasadori Grenell ka bërë punë të shkëlqyeshme si i dërguar special në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Rik të uroj suksese të mëdha në misionin tuaj të ri për ta mbajtur Amerikën dhe botën më të sigurt”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe pozitën e re të ambasadorit Grenell e ka përshëndetur edhe zëvendëskryeministri Avdullah Hoti.

Ai ka uruar ambasadorin Grenell duke shkruar “Një foto domethënëse nga zyrat e LDK-se ne New York Times me rastin e avancimit te Ambasadorit Grenell nga Presidenti Trump”.