SHPËRNDAJE

Spektakli i madh i talenteve “The Voice”, do të ketë në edicionin e ardhshëm dy këngëtare të famshme shqiptare me famë botërore.

Bëhet fjalë për artistet Bebe Rexha dhe Dua Lipa, të cilat do të jenë ndihmës-trajnere në një nga skuadrat e “The Voice” në Amerikë.

Përkatësisht ato do të jenë pjesë e skuadrës së ashtuquajtur “Blake” në edicionin e “The Voice”.

Pjesë e kësaj skuadre do të jenë edhe këngëtarja tjetër e famshme, Ella Mai, dhe grupi i njohu i vëllezërve, Jonas Brothers.

Ka qenë vet këngëtarja Bebe Rexha, ajo e cila ndau me fansat e saj në Facebook disa fotografi të kolegëve të saj, me të cilët do të bëjë rrugëtimin e saj në “The Voice”.

“Skuadra Blake, përpara!”, shkroi Rexha në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Mesa duket kjo eksperiencë do t’i afrojë edhe më tepër mes vete dy artistet që kanë origjinë shqiptare, dhe që janë mike të mira me njëra-tjetrën e kanë krenuar shqiptarët anë e mbanë globit me sukseset e tyre të shumta.