SHPËRNDAJE

Me iniciativë të bashkëfshatarëve dhe me premtimim për mbështetje nga mërgata jonë, të shtunën më 1 shtator 2018, u formua Keshilli inicues i Fondit për zhvillim të fshatit Norçë.

Qëllimi i themelimit të këtij Fondi, është përkrahja e projekteve dhe aktiviteteve të fshatit Norçë qe do të inicohen nga BL Norçë, si dhe Këshilli i xhamisë së fshatit Norçë, që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve socio-kulturore të banorëve, organizimin e shërbimeve në kuadër të fshatit, si dhe rregullimin e hapësirave me interes publik.
Në Këshillin inicues nga fshati Norçë janë zgjedhur: Xhemaledin Saqipi, Jakup Miftari dhe Suat Iljazi.
Ky është hapi i parë për themelimin e Fondit, ndërsa grumbullimi i mjeteve financiare dhe evidenca e anëtarësisë, do të bëhet në Diasporë, përkatësisht në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë bashkatdhetarët tanë nga fshati Norçë.

Themelimi i Fondit për zhvillim është nismë e përbashkët e bashkëfshatarëve, mërgatës sonë dhe Këshillit të Bashkësisë Lokale të fshatit Norçë.