SHPËRNDAJE

Preshevës iu shtua edhe një shoqatë joqeveritare, tani e tutje edhe peshkatarët kanë shoqatën e tyre.

Me iniciativë të rahovicasve u mor pëlqim për themelimin e shoqatës Peshkimi në Luginë.

Sipas iniciatorëve qëllimi i kësaj OJQ është që të realizohen projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me mbrojtjen ambientit e sidomos faunës ujore dhe ushqimin e tyre.

Gjatë kësaj kohe do ti kushtohet edhe kujdes maksimal dy pendave si asaj të Rahovicës dhe pendsë në Bushtran.

Pikësynim i drejtuesve të kësaj shoqat është realizimi i projekteve në ofrimin e kushteve më të mira inovative e kreative në shërbim të qytetarëve e turistëve që do ti vizitojnë këto penda.

Peshkimi në Luginë tani më zyrtarisht ka grupin e punës që janë të gatshëm për të kontribuar për Luginën thuhet kështu në informatën për media të shoqatës Peshkimi në Luginë./presheva.com/