SHPËRNDAJE

Thiago Silva e ka cilësuar yllin argjentinas, Lionel Messi, si lojtarin më të mirë në histori të futbollit.

Messi është kritikuar pas një sezoni të qetë në Copa America, edhe pse Argjentina është në gjysmëfinale të kësaj gare dhe përballet me rivalët e Brazilit në Belo Horizonte të martën.

Para përballjes së Argjentinës me Brazilit ka folur edhe kapiteni i Selecaos, Silva.

Silva ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se ylli i Barcelonës, Messi, fitues o pesëfishtë i Topit të Artë, meriton të konsiderohet si lojtari më i mirë në histori.

“Për mua, Messi është lojtari më i mirë në histori, lojtari më i madh që kam parë ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Silva.

“Sa herë që përballemi me njëri-tjetrin, qoftë në skuadër kombëtare apo në Ligën e Kampionëve, është shumë e vështirë të përballesh me të”, përfundoi braziliani.