SHPËRNDAJE

Whatsapp

WhatsApp me thirrje telefonike tashmë është gati dhe për përdoruesit e Apple iPhone. Kjo është hera e parë që WhatsApp e ka konfirmuar tiparin e ri, i cili ka qenë në dispozicion në Android që nga fillimi i muajit, por që i njëjti tani do të vijë edhe në pajisjet iOS.
Përdoruesit e iPhone do të mund të bëjnë thirrje telefonike duke përdorur një teknologji të quajtur Voice over Internet Protocol, ose VoIP.
Ky është një lajm që konfirmohet nga WhatsApp, pasi u bë aplikacioni i dytë në Android që nuk është ndërtuar nga Google dhe ka arritur në një miliardë shkarkime në Play Store në fillim të këtij viti.