SHPËRNDAJE

Për nder të festave të nëntorit, Tifozat Kuq e Zi me ndihmën e anëtarëve të tyre, kanë arritur të sigurojnë (blejnë) një numër të konsiderueshëm librash kryesisht të ciklit të ulët në gjuhën shqipe, ku një pjesë e këtyre librave, TKZ ka vendosur ti dhuroj në Preshevë ndërsa pjesën tjetër në Mal të Zi, kështu ka deklaruar për portalin preshevacom përfaqësuesi i TKZ, Amir Veliu.

Sipas z.Veliu përmes kësaj dhuratë simbolike, TKZ edhe një herë dëshmon që përveç përkrahjes të gjithë sportistëve që përfaqësojnë ngjyrat kuq e zi, aktivitetet e tyre nuk i kanë ndalur dhe nuk do ti ndalin edhe jashtë fushave sportive duke dëshmuar nëpërmes organizmave të ndryshme humanitare anembanë Shqipërisë dhe diasporë. Vlen të theksohetqë ky kontingjent librash nuk do të jetë i fundit, sepse TKZ, do të vazhdoj të përkrah vendet tona jashtë kufijve të Shqipnisë administrative.

Ndërsa Hasan Hasani, përfaqësues i Bibliotekës njëherit edhe anëtarë i tifozerisë kuq e zi ka prononcuar se në emër të bibliotekës ”Mehmet Jusufi” në Preshevë falënderon tifozët Kuq e Zi për këtë iniciativ ku duke ditur se në Luginë të Preshevës tekstet mbeten Mollë e Ndaluar andaj ky donacion do të jetë një ndihmes e madhe për lexuesit e Preshevës. Bibiloteka e qytetit ”Mehmet Jusufi” ka paraparë të furnizohet edhe me tekste shkollore të ndryshme si nga Republika e Serbisë po ashtu edhe nga Republika e Kosovës. Pas vizitës që ka realizuar drejtori i këti institucioni në Kosovë, biblioteka do të pasurohet edhe me libra të tjerë sidomos të sektorit shkencor, për fëmijë si dhe për të rritur.

Në fund në shenj, falënderimi sekretari i këti institucioni, Bekimi Qerimi ndau një mirënjohje për TKZ./presheva.com/