SHPËRNDAJE

Matthijs de Ligt, tani 19 vjeç, ka qenë pjesë e Ajaxit që kur ishte nëntë vjeç, ndërsa debutimin e tij e ka bërë në shtator të 2016 kundër Willem II.

Për të kishte interesim nga Manchester United, Barcelonës dhe Paris-St Germain.

Megjithatë për shumën e 67.5 milionë eurove ai ka kaluar te Juventusi. Holandezi ka arritur në Torino të martën në mbrëmje.

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
De Ligt sot ishte për testet mjekësore në J Medical, ku me të ishte dhe agjenti i tij, Mino Raiola. Ai u prit ngrohësisht nga tifozët e Juventusit që ishin shumë mirënjohës që ai ua ofroi atyre klientin e tij.

Në fakt, ata e pritën duke kënduar edhe emrin e tij kur hyri me makinë në J Mecical.

Embedded video
Ai foli për media që ishin mbledhur rreth ambienteve të klubit. “Nuk është çështja se kush e ka kërkuar më shumë, por Juventusi është ekipi më i mirë për të”.

“Është e rëndësishme që një mbrojtës të vijë në Itali. Ai mund të mësojë të bëhet më i miri në botë këtu”.

“Përsa i përket punës dhe mentalitetit, ai afrohet dhe, madje, mund ta tejkalojë edhe Nedvedin. Ai më kujton Ibrën për ambicie”, ka thënë Raiola.