SHPËRNDAJE

Përfaqësuesit e Agjensionit turk për bashkëpunimin dhe koordinim TIKA, koordinatorja e programit Çagya Gyltekin Tosbat sot është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin për të diskutuar rreth bashkëpunimit në të ardhmën me komunën e Bujanocit.
Pas një pauze të gjatë TIKA prap ështe e interesuar që të angazhohet me aktivitetet e saja në Komunën e Bujanocit.
Gjatë takimit kryetari Arifi i ka njoftuar përfaqësuesit e TIKA-me gjendjen aktuale ekonomike në Komunën e Bujanocit dhe prioritetet për këtë vit.
Gjithashtu gjatë takimit është diskutuar edhe rreth gjendjes së krijuar nga pandemia dhe mundësit e bashkëpunimit në këtë drejtim.