SHPËRNDAJE

100 vite më parë tiranasit dhe dashamirësit e saj festonin për shpalljen si Kryeqytet të të gjithë Shqipërisë.

Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh festonin për Tiranën Kryeqytet, që ne e trashëguam dhe po e gëzojmë thotë kështu në ceremoninë solemne kryetari i bashkis së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryetari Veliaj sot ka pritur kryetarët e Unionit të Bashkive shqiptare në Rajon ku Preshevën e përfaqësoi zëdhënësi i kryetarit, Mendurim Presheva.

Zëdhënësi Presheva për portalin tonë konfirmoi se ishte kënaqësi që ishte pjesë e kësaj ceremonie ku pati rastin të takojë kryetar të komunave që janë mjaft të sukseshme duke shkëmbyer përvoja dhe planifikime për ura bashkëpunimi.

Gajtë ditës së sotme në Tiranë u organizua edhe Simpoziumi shkencor “Tirana 100 vjet Kryeqytet”./presheva.com/