SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, dha lajmin e hapjes, për herë të parë, të një konsullate shqiptare në Maqedoninë Veriore, e cila do jetë në Strugë.

Për Cakajn, kjo do jetë fantastike.
“Edhe një lajm fantastik për Shqipërinë e shqiptarët.

Në përputhje me planin për të thelluar marrëdhënien e shtuar ndërveprimin me shqiptarët në rajon, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë tashmë ka marrë vendim për çeljen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut.

Rrethi konsullor i kësaj qendre përfshin Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resen/rajon i Liqenit të Prespës. Pra, kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë.

Ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të reja në shërbim të forcimit të lidhjeve me shqiptarët e lartësimit të faktorit shqiptar në rajon”, shkroi Cakaj.

Kujtojmë se pak vite më parë, Rama u shndërrua në të akuzuar nga ish-kryeministri Gruevski, pasi në Tiranë unifikoi qëndrimin e faktorit shqiptar në prag zgjedhjesh, në të ashtuqutjturën “Platforma e Tiranës”.