SHPËRNDAJE

Trupi Koordinues në bashkëpunim me Komunën e Preshevës shpall KONKURS mbi ndarjen e mjeteve financiare për prindërit vetmbajtës dhe kujdestarët e fëmijëve të mitur në territorin e Komunës së Preshevës.

Mjetet financiare i ndahen prindërve vetmbajtës dhe kujdestarëve të fëmijëve të mitur të cilët kanë vendbanim në territorin e komunës së Preshevës. Mjetet e përcaktuara nga Trupi Koordinues për këtë qëllim janë 500.000,00 dinarë, paguhen përmes Drejtoratit për Financa në Komunën e Preshevës. Konkursi zgjatë prej 26 . 11 . 2018, deri më 05.12.2018.

Aplikacionet duhet të dorëzohen tek Sekretari i Fondit per Qëllime Humanitare, numri i zyrës nr.15 nga ora 10:00 deri në 14:00 me dokumnetacion të plotë.