SHPËRNDAJE

Me kalimin e viteve, kemi parë se si ka ndryshuar konsumi ynë i muzikës.

Fillimisht ekzistonin disqet, që më vonë u zhvendosën në kasetë dhe më pas në CD, para se të bëheshin plotësisht dixhitale.

Këto ditë, mediumi i preferuar është dixhital, por tani duket se më shumë njerëz po favorizojnë transmetimin ndaj shkarkimit të këngëve.

Sipas statistikave të fundit nga Shoqata e Industrisë së Muzikës në Amerikë, transmetimi i muzikës tani përfaqëson 79% të të ardhurave të industrisë së muzikës për SH.B.A.

Para një dekade, në vitin 2009, transmetimi i këngëve online përbënte vetëm 5%.

Sot, blerja e CD-ve dhe formateve tjera fizike përbën vetëm 10% ndërsa transmetimi përbën 79% të të ardhurave.

Shkarkimet dixhitale gjithashtu kanë marrë një rënie mjaft masive nga viti 2009 ku ishte 34%, tani është vetëm 8%.