SHPËRNDAJE

Tre persona nga Kosova janë arrestuar lidhur me vrasjen e policit kufitar të Malit të Zi, Milutin Lekovic, 41-vjeçar. Siç njoftojnë mediat malazese, ky u plagos sot në Igalo gjatë detyrës. Sulmi ndodhi rreth orës 13:30, me rastin e ndalimit të tre personave nga Kosova, të cilët nuk kishin dokumente. Polici kufitar u godit në kokë nga një armë zjarri, e cila dyshohet se ishte gjuajtur nga ulësja e pasme e një makine zyrtare nga njëri prej tre personave të ndaluar. Të dyshuarit ikën pas të shtënave, në përpjekje për të kapërcyer kufirin, por u arrestuan rreth orës 17:00 në fushën e Sutorin. Një burrë dhe një grua, të cilët ishin në shoqëri me sulmuesin, u arrestuan gjithashtu./eo/