SHPËRNDAJE

Tre pacientë kanë vdekur në orët e vona të mbrëmjes në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ndërsa dy prej tyre kanë qenë të konfirmuar me coronavirus.

Dy prej pacientëve të vdekur kanë qenë në mjekim intensiv, ndërsa tjetri në Repartin e Infektives.

Me dy rastet e fundit, numri total i vdekjeve në Gjilan si pasojë e COVID-19 shkon në 16.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.