SHPËRNDAJE

Shtabi për situata të jashtëzakoshme gjatë mbledhejes së mbajtur më datë 18.03.2020 rreth situatës së krijuar me pandemin Covid-19 në rajon ka marrur edhe disa vendime.

Kryetari i komunës, Shqiprim Arifi ka mbajtur konferenec për media ku ka deklaruar se në mbledhjen e mbajtur të SHKSJ e cila ishte si rrjedhoj e takimit të brendshëm në Presidenc në lidhje me situatën e krijuar në të gjithë vendin tonë, Arifi ka konfirmuar se janë marrur disa vendime që janë të nevojshme për arsye të vetëdisimit më të saktë dhe më të fort ndaj qytetarit për shkaqe të sigurisë.

Kjo sëmundje e cila ka një zinxhir që mund të trashëgohet nga një qytetar tek tjetri dhe mendojm ti bashkangjitemi të gjithë mekanizmave të cilët janë duke u përdor vetëm në këtë vend në drejtim të asaj që të shkëpusin zinxhirin e infektimit të qytetarëve tanë ka prononcuar i pari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në këtë drejtim janë marrë disa vendime:

1. Mbyllja e të gjitha lokaleve siç janë ambientet hotelierike, restorantet, ëmbëltoret, kafiterit, gjelltoret, bastoret, fitneset, pishinat, hapësirat për rekreacione në ambientet e jashtme dhe të mbylluara, gjithashtu edhe restaurantet në pompat e benzinës. Përjashtohen furrat e bukës, ushqimoret dhe barnatoret.
2. Tregu do të punoj vetëm në mënyrë të reduktuar dhe vetëm për produkte ushqimore duke i dhënë përparsi shitësve vendorë dhe distanca të jetë minimum 2 metra . Në një hapsirë prej 4 metra katrorë të jetë një qëndrim vetëm i një personi.
3. Éshtë formuar edhe ekipi i shtabit të1 emergjencave që do të jetë për nevojat e qytetarëve dhe do të jetë kujdestar 24 orë brenda administratës komunale.
4. Kryqi i Kuq do të shpërndaj ushqim të nxehtë nga kuzhina popullore në adresat e caktuara nga kuzhina popullore ku ka nevojë. Theks të veçantë janë familjet të cilat janë në karantin në bazë të vendimeve të kufive të cilët janë ardhur duke hyrë në vendin tonë.
5. Inspekcioni komunal do të jetë në terren për të kontrolluar bizneset.
6. Shtabi ka vendosur që me kërkesa të bizneseve private prodhuese tua lejoj qarkullimin e përkohshëm të punëtorëve gjatë orarit të tyre të punës dhe në orët policore për shkaqe të ndërrimeve të shumta këto do të bëhen përmes bexheve identifikuese dhe autorizuar nga komandanti i SHKSJ.
7. Cdo xhami në Komunën e Preshevës i lejohet nga një person edhe gjatë orës policore.
8. Dy persona të Bashkësis Islame do të lejohen një mashkull dhe një femër për rast të përgatitjeve të kufomave të ndonjë vdekje normalisht në përgatitjen e ndonjë rasti të këtyre personave.

Kryetari Arifi i ka bërë apel të gjithë mërgimtarëve që jetojnë jashtë vendit si në Kosovë dhe shtetet e ndryshme që të kenë kujdes dhe të mos të frekuentojnë në vendlindjet e juaja, kjo është një masë e përkohshme që është në të mirën e juaj pasi që edhe për të ardhur do të futeni në karantin nga shteti.

Gjithashtu kryetari Arifi ka njoftuar edhe zyrtarisht që janë evidentuar dy raste të cilët janë në hetim e sipër që gjrnden në Vranjë.

Të gjitha masat që janë ndërmarr kanë për qëllim shtuarjen e kujdesit dhe vetëdisimit qytetarë me theks të veçant qytetarët e moshuar që kanë rrezikun më permanent. Në Administratën Komunale gjithashtu është marr vendim që orarin e punës ta shkurtojn vetëm 4 orë në ditë dhe të ketë vetëm një person në zyre.

Shërbimet të cilat kanë më shumë persona të ndërrohen në ndërrime dhe së paku të funksionojn me një minimum të asaj që është e mundshme ka thënë kështu në konferencën për media kryetari i shtabit për situata të jashtëzakonshme, Shqiprim Arifi./presheva.com/