SHPËRNDAJE

Një tren me shpejtësi të lartë ka dalë nga shinat në afërsi të qytetit verior të Italisë, Lodi, të enjten, duke ndërprerë trafikun në linjën midis Milanos dhe Bolonjës, tha policia.

Sipas mediave të huaja,si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen dy persona – të dy punonjës të trenit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se nga aksidenti, lëndime – edhe pse jo të rënda – kanë pësuar rreth 30 pasagjerë.

Po sipas mediave, trupi i njërit punëtor u gjet brenda trenit ndërsa tjetri ishte “hedhur jashtë” dhe u desh ca kohë që ato të gjendej.

Pamjet e postuara nga forcat e policisë lokale tregojnë se të paktën një vagon është përmbysur dhe ka përfunduar afër ndërtesave pranë shinave.

Zjarrfikësit u ndihmuan nga policia dhe ekuipazhet mjekësore ndërsa hipnin në vagonë, për të dhënë ndihmë mjekësore për ata që ishin lënduar.

Dy ambulanca ajrore u thirrën gjithashtu në vendngjarje për t’i çuar njerëzit në spital sa më shpejt.

Treni u përplas në orën 5.30 të mëngjesit dhe tani po bëhet një hetim për të zbuluar se si treni përfundoi jashtë shinave.