SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo është një prej futbollistëve më të trofeshëm në histori, ndërsa karriera e tij pritet të zgjatë edhe disa vite.

Superylli i Juventusit është 34 vjeçar, mirëpo forma dhe gjendja e tij fizike paralajmërojnë se ai nuk do të pensionohet në një të ardhme të afërt.

Ndërkaq, trofetë vazhdojnë të vijnë për CR7. Vetëm në vitin 2019, ai e fitoi titullin e Serie A me Bianconerët, si edhe Ligën e Kombeve me Portugalinë.

The Sun ka bërë një përmbledhje të disa prej trofeve kryesore që Ronaldo i ka fituar pasi i ka mbushur 30 vjet.

Liga e Kampionëve (3), La Liga (1), Superkupa e Spanjës (1), Superkupa e UEFA-s (1), Kupa e Botës për Klube (2), Kampionati Evropian (1), Superkupa e Italisë (1), Serie A (1), Liga e Kombeve (1).