SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se ambasadori Richard Grenell do të vazhdojë pozitën e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell do të jetë koordinatori i ri drejtues i shërbimit sekret në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, Trump thotë se ai do të vazhdojë punët e tjera.

“Ambasadori do të vazhdoj, po bën një punë të mirë, i njeh mirë njerëzit, e kur të gjithë thonin se është e pamundur të arrihet një marrëveshje, ai e arriti një marrëveshje të mirë”, tha ai.