SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se hidroksihlorohini – ilaçi kundër malaries prej sot fillon të përdoret për shërimin e pacientëve të infektuar nga koronavirusi.

“Me kënaqësi ju njoftoj se në Nju Jork do të fillojnë provat klinike me ilaçet që janë në dispozicion e që mund të jenë efikase kundër koronavirusit të ri. Kam udhëzuar qeverinë federale të bëj porosi të sasive të mëdha të hidroksilklorinës, dhe ky ilaç fillon të përdoret që sot”, deklaroi presidenti amerikan.

Sipas Institutit Johns Hopkins, i cili koordinon të dhënat e qeverisë federale dhe lokale, më shumë se 42 mijë raste të infeksionit të ri koronavirus janë raportuar në Shtetet e Bashkuara.