SHPËRNDAJE

Presidenti Amerikan, Donald Trump tha sot se Soleimanin po planifikonte një sulm të madh.

“Ai po udhëtonte me kreun e Hezbollahut dhe vrasja e tij bëri që të shpëtoheshin një numër i madh jetësh njerëzore”, tha Presidenti amerikan në një komentet për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e kryeministrit të Greqisë, Qiriakos Micotaqis.

Ai shtoi se SHBA po e ndiqnin Soleimanin prej një kohe të gjatë dhe se brenda Iranit shumë njerëz u gëzuan për vrasjen e tij, pasi i trembeshin atij.

Presidenti Trump e quajti Kasem Soleimanin një monstër që kishte vrarë shumë njerëz.