SHPËRNDAJE

Pajisjet shkollore dhe çantat do t’u dorëzohen nxënësve të vitit të parë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të Mërkurën, 4 Shtator, njoftoi Trupi Koordinues për Jugun e Serbisë.

Zoran Stankoviç, kryetar i Trupit Koordinues, do t’ua dhurojë personalisht këto dhuratë fillestarëve në komunën e Bujanocit.

Ai këto pajisje shkollore do ti dorzojë së pari të Mërkurën në 11 të mëngjesit në fshatin Zhbevc, në shkollën fillore “Dragomir Trajkoviq”, dhe më pas në 13.30 në fshatin Lluçan, në shkollën fillore “Sami Frashëri”.

Trupi Koordinues për Jugun e Serbisë ka njëmbëdhjetë vjet që ka dhuruar mjete shkollore dhe çanta për të gjithë nxënësit e klasave të para nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja./presheva.com/