SHPËRNDAJE

Kanë vazhduar punimet edhe gjatë ditës së sotme në Sarajevë të tryezës rajonale ku po diskutohet për qasjet e pushteteve lokale të zonave kufitare ndaj lëvizjeve të migracionit dhe situatave emergjente.

Edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi po qëndron në Sarajevë ku pati një prezantim në cilësi të panelistit me temën Sfidat për komunat në rast të lëvizjes së migracionit dhe emergjencave. Në këtë tryezë të pranishëm janë përfaqësues të komesariateve për refugjat nga Serbia, Kroacia, Bosnja, Shqipëria dhe Maqedonia si dhe kryetarë komunash nga zonat kufitare të këtyre regjioneve.

Në diskutimet dy ditore është folur për  migracionin, azilin, refugjatët, iniciativë rajonale dhe për flukset e refugjatëve në rajon. Kryetari i komunës, Shqiprim Arifi për portalin preshevacom ka deklaruar se pjesmarrja në këtë tryezë është shkëmbim përvojash dhe krijim të urave bashkëpunimi midis niveleve qendrore dhe atyre lokale në nivel rajonal./presheva.com/