SHPËRNDAJE

A e dinit se ekziston një lloj i veçantë i tulipanit në Shqipëri dhe që rritet në veri të vendit?!

Quhet Tulipani i Kukësit dhe është bima më e veçantë e zbuluar në këtë rajon. Tulipa Albanica, ose ndryshe Tulipani Shqiptar,  është zbuluar në vitin 2003 në zonën e Kolsh-Surroit, në vendin e quajtur Polla e Zezë, nga biologu Besnik Hallaçi.

Kjo bimë endemike e Shqipërisë paraqitet me dy ngjyra kryesore; e verdhë dhe e kuqe si dhe kombinimi i tyre. Rasti i “Tulipa Albanica” vërteton për të disatën herë që Shqipëria ka një pasuri të mrekullueshme natyrore dhe autentike.

                         Tulipani i Kukësit. Burimi: Besnik Hallaçi.

Pikërisht për shkak të autenticitetit të saj, kjo bimë e rrallë ka fituar statusin e mbrojtjes ndërkombëtare, pasi rritet vetëm në Shqipëri.  Rajoni i Kukësit është unik sa i përket brezave me bimë të egra, të cilat kërkojnë vëmendje për të mos u shkatërruar.

Deri tani në botë njihen rreth 113 lloje tulipanësh, tulipani i Kukësit renditet i 114-ti. Shqipëria ka një pasuri prej 3200 specie bimore, që përbejnë 30% të florës së Europës.

                           Tulipani i Kukësit. Burimi: Besnik Hallaçi.
                          Tulipani i Kukësit. Burimi: Besnik Hallaçi.
                           Tulipani i Kukësit. Burimi: Besnik Hallaçi.