SHPËRNDAJE

Durres

Gjithnjë e më shumë turistë të huaj po pushojnë në “vendin e shqiponjave”, kurse këto aranzhmane po i ofrojnë edhe agjencitë turiske të Serbisë.
Për disa politika nuk është fare pengesë, raportojnë mediat serbe.

“Nuk është që ne jemi ‘njerëz’ për bregdetin shqiptar, mirëpo statistikat tregojnë se në dy vitet e fundit është rritur numri i atyre që dëshirojnë kalimin e pushimeve në Shqipëri. Njëra nga arsyet është se Shqipëria dukshëm e ka rritur kualitetin e ofertës, derisa çmimet praktikisht janë të lira – 25 euro në sezon për gjysmë-racioni në hotele me katër yje”, shkruan “Novosti”.

Sipas Aleksandar Seniçiq, drejtor i Asociacionit të organizatave turistike, kërkesa për aranzhmane turistike në Shqipëri definitivisht është rritur, por sipas tij, ky vend ende nuk është as afër destinacioneve serioze, transmeton Indeksonline.

“Më herët kanë qenë 50 deri 100 njerëz të cilët kanë shkuar atje, kurse tash janë rreth 500. Mendoj se arsyet politike kanë filluar të harrohen dhe më nuk janë aktuale, kurse Shqipëria nuk është e njëjtë si Kosova. Kur bëhet fjalë për raportimet për incidente, ka pasur shumë pak, apo fare, për dallim prej Kroacisë. Askush nuk ka paraqitur se i është bërë ndonjë fyerje apo dhunë në Shqipëri”, ka thënë Seniçiq.

Sipas tij, ka shumë të atillë që nuk mendojnë t’i kalojnë pushimet në Shqipëri vetëm për shkak të arsyeve politike.

“Agjencitë vendore kanë aranzhmane për Shqipëri, por turistët organizohen edhe në mënyrë të pavarur”, tha ai.