SHPËRNDAJE

Zyrtarët grekë kanë njoftuar se vendi në rastin më të mirë do të fillojë të pranojë turistë nga 1 korriku, ka thënë ambasadori serb në Athinë Dusan Spasojevic, përcjell presheva.com duke thënë se qeveria greke dhe Stafi i Krizave mbeten shumë të kujdesshëm dhe të gjitha do të varen nga situata epidemiologjike në Greqi, dhe në vendet ku pritet turistët.

Ai tha se siguria e popullatës lokale dhe siguria e turistëve do të jenë përparësia e parë.

Spasojevic shtoi se situata midis Greqisë dhe Serbisë, sa i përket sezonit turistik, do të varet në një masë të madhe nga situata në vendeve tranzite – Maqedonia Veriore dhe Bullgaria.

“Do të jetë shumë e komplikuar. Masa më e sigurt që do të marrë çdo shtet do të jetë testimi në hyrjen në vend, i cili do të pengojë shumë fluksin e njerëzve, do të pengojë udhëtimin dhe do të zgjasë kohëzgjatjen e tyre,” tha Spasojevic.

Do të jetë shumë e komplikuar në aeroporte dhe në vendkalime kufitare, thotë ai dhe kujton një deklaratë të kryeministrit grek Kiriyakos Micotakis, i cili tha se kjo dojetë një verë ndryshe nga sa jemi mësuar./presheva.com/