SHPËRNDAJE

Ka vdekur krimineli i luftës, serbi, Ratko Mladiq. Kjo është konfirmuar nga Bisera Turkoviq, ministre e Jashtme e B i H.

Përmes një postimi në Twitter, ajo ka shkruar se vdekja e Mlladiqit u konfirmua nga kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, AAYusuf.

Ndryshe, me 22 nëntor 2017, Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë, e kishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të pëjetshëm ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiq.

Ai akuzohej për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ratko Mladiqi, ishte akuzuar në vitin 1995 së bashku me udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, por që të dytë i ishin shmangur drejtësisë për më shumë se një dekadë.

Ratko Mladiqi u akuzua për vrasjen e mbi 8 mijë djemve e burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.

Ai ishte përgjegjës për rrethimin dhe bombardimin e Sarajevës ku u vranë 10 mijë civilë.

Image result for ratko mladic

Masakra e Srebrenicës dhe rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, ishin zhvillimet që kthyen botën kundër serbëve dhe nxitën sulme ajrore të NATO-s, që çuan në përfundimin e luftës me marrëveshjen e arritur ne Dayton të Ohios në Shtetet e Bashkuara, në nëntor të vitit 1995.

Ratko Mladiqi, kishte qëndruar në Beograd në vitet e para pas ngritjes së akuzave ndaj tij, ndërsa ishte fshehur pas rënies së presidentit serb Sllobodan Millosheviq në vjeshtën e vitit 2000.

Në maj të vitit 2011 ai u arrestua në një fermë në Serbinë Veriore, pas një periudhe trysnie të Bashkimit Evropian mbi Serbinë që aspiron integrimet evropiane.

Image result for ratko mladic

Gjyqi kundër tij, u hap në maj të vitit 2012. Gjatë tërë procesit ai ka mohuar akuzat, ndërsa mbrojtja e tij kërkoi disa herë që ai të lirohej për t’iu nënshtruar përkujdesit mjekësor, por gjykata refuzoi.