SHPËRNDAJE

Në mëngjesin e ditës së premte, në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” siç njofton drejtoria e kësaj shkolle, ka këputur gypin e ujësjellsit duke shkaktuar vërshime dhe havari në këtë shkollë, njofton shkolla, transmeton presheva.com.

Për këtë arsye, siç njofton drejtoresha Fitore Sahiti, sot për ciklin e ulët nuk do të mbahet edhe mësim, pasi nga vërshimi është pamundësuar edhe mësimi.

Siç njofton drejtoria e kësaj shkolle, nëpërmjet një njoftimi ka lutur të gjithë prindërit, mësuesit, puntorët që të angazhohen për edukimin e fëmijëve sepse kjo është si pasojë e një veprimi të papërgjegjshëm.

Shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” është në fazën e fundit të renovimit të kompletuar./presheva.com/