SHPËRNDAJE

Derisa zgjedhjet po afrohen, Twitter ka bërë të ditur se do të punojë në ndalimin e materialeve me video të manipuluara dhe videove tjera mashtruese.

Kompania ka bërë të ditur, se duke filluar nga pesë marsi, do të aktivizojë një sistem të ri që kërkon “materiale sintetike dhe medie të manipuluara”, për t’i larguar në tërësi, sepse pret se mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

Bllokimet që fillojnë gjatë muajit të ardhshëm, janë si pjesë e ndalesave të paralajmëruara dhe bashkëpunimit me shumë shfrytëzues, se cilat opsione duhet të ndalohen së pari.

Teknologjia e zhvilluar nga Twitter, fillimisht do t’i ndalojë fytyrat e manipuluara të njohura si deepfake, që të mos përsëritet një rast i ngjashëm me skandalin ndaj Nensy Pelosi.

“Do të punojmë në tërësi, që të gjithë materialet dhe me të gjitha forcat, që t’i largojmë këta aktorë të këqij nga rrjeti. Nuk është më rrëndësi forma, por që në fund të jenë hequr këto materiale të dëmshme”, thuhet në raportin e kësaj platforme. Me rregullat e reja, të gjitha postimet janë dokumente të gjalla, të cilat shikohen, pëlqehen, komentohen dhe shpërndahen.

Nëse një material është i pavërtetë, nuk do të vazhdojë të zhvillojë këtë zinxhir dhe do të ndalohet, ndërsa nëse pëson rrezik më të lehtë, do të trajtohet vetëm si përmbajtje jo e rekomandueshme.