SHPËRNDAJE

Twitter kërkoi nga punonjësit e tij të punojnë nga shtëpitë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në një blog online, rrjeti social tha se është e detyrueshme që stafi në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut të punojë nga distanca.

Kompania po ashtu tha se i “inkurajon fuqishëm” të 5,000 punëtorët e saj në të gjithë botën që të mos shkojnë në punë.

Firma ndaloi edhe udhëtimet jothelbësore të biznesit.

“Qëllimi ynë është të ulim mundësinë e përhapjes së koronavirusit Covid-19 te ne dhe bota përreth nesh”, tha udhëheqësja e burimeve njerëzore në Twitter, Jennifer Christie.

Njoftimi vjen derisa numri i personave të vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën ka kaluar 3,000, ndërsa sëmundja vazhdon të përhapet në Azi, SHBA, Evropë dhe Lindje të Mesme.