SHPËRNDAJE

Rrjeti sociale Twitter ka bërë të ditur se ka mbyllur mijëra llogari joautentike që ishin kritikuese për vende si Irani, Katari dhe Turqia.

“Ne mbyllëm 2,541 llogari në një rrjet me qendër në Egjipt, i njohur si rrjeti El Fagr. Grupi i mediave krijoi llogari joautentike për të forcuar mesazhet kritike për Iranin, Katarin dhe Turqinë”, kishte bërë të ditur Twitter të enjten vonë në llogarinë e tij zyrtare “Twitter Security ”.

Por ky ishte e vetmja mbyllje e llogarive të tilla nga Twitter.

“Një rrjet llogarish të lidhura me Arabinë Saudite dhe që operojnë jashtë vendeve të shumta, përfshirë Mbretëria e Arabisë Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ishin duke ‘forcuar’ përmbajtjen duke lavdëruar udhëheqjen Saudite, dhe kritike ndaj Katarit dhe veprimtarisë turke në Jemen. Kështu janë mbyllur gjithsej 5.350 llogari”, ka bërë të ditur më tej Twitter.

Dhe këtij procesi të mbylljes nuk i kanë shpëtuar as disa llogari që kanë punuar në promovimin e partisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në fund të vitit të kaluar, ne identifikuam grupe llogarish të përfshira në veprimtari të koordinuar joautentike, e cila çoi në heqjen e 8,558 llogarive që punojnë për të promovuar partinë qeverisëse të Serbisë dhe udhëheqësin e saj”, është thënë në një postim të radhës të Twitter.