SHPËRNDAJE

Anëtarët e Këshillit Komunal kanë miratuar sot çmimoret për relacionet e nisjes të auto transportuesve dhe relacionet e auto transportuesve në tërë territorin e Komunës sonë.

Në këtë mbledhje u aprovua edhe Plani Aksional lokal për punësim për vitin 2020 e cila përfshin 3 programe:

1) Programi praktikës profesionale .
2) Subvencione për punësimin e personave të papunë nga kategoria e personave me vështirësi për tu punësuar.

3) Subvencione për vetëpunësim.
Këto programe arrijnë vlerën 7.5 mln dinarë ku parashihen 30 deri 50 përfitues nga Komuna jonë.

Pika e fundit kishte të bëjë me rregulloren mbi realizimin e ndihmës financiare për lehoni, ku u miratua rregullorja që nënkupton çdo lindje nga data 01.01.2020 do të stimulohet nga Komuna e Preshevës me ndihmën financiare prej 24 000 din./presheva.com/