SHPËRNDAJE

Në rrugën Abdulla Krashnica në Preshevë u bë pastrimi i kanaleve të ujit atmosferik.

Problemi që është shkaktuar me vite të tëra në këtë pjesë të qytetit në kohën e reshtjeve të shiut shkak ka qenë mungesa e mirëmbajtjes së kanalit të hapur që gjendet në këtë lokacion, tha kështu për presheva com, Xhelal Hasani, kryeshef i drejtoratit për infrastrukturë dhe çështje banesore.

Kjo lagje ka pasur probleme sidomos gjatë reshjeve ku në disa raste është bërë edhe rrëshqitja e dheut duke bllokuar plotësisht kanalin në fjalë e që ishte i pamundur funksionimi normal. Përpos pastrimit të kanalit të hapur janë pastruar edhe zonat për rreth me qëllim që vendbanimet e komunës sonë të jenë më të pastra për të përcuar mesazhe pozitive në ruajtjen e ambienteve ku jetojmë./presheva.com/