SHPËRNDAJE

Ka filluar takimi në mes të Juventusit dhe Interit që po zhvillohet në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Zonja e Vjetër është nikoqir i Nerazzurëve në derbin D’Italia, derisa takimi filloi në ora 20:45, e që luhet pa tifozë shkaku i coronavirusit që ka kapluar Italinë.

Por, para se lojtarët të hynin në fushë, Cristiano Ronaldo ishte parë duke bërë një veprim qesharak.

Ylli portugez kishte filluar një përshëndetje me dorë – në shenjë sikur ishte duke i përshëndetur tifozët e Juventusit.

35-vjeçari me këtë veprim është bërë viral në internet, e që me sa duket nuk është edhe aq i shqetësuar nga virusi vdekjeprurës.