SHPËRNDAJE
“Pak fjalë e shum punë” kështu i përmbahet hobit të tij ditorë Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.
Nga dita në ditë komuna e Preshevës po merr pamje tjetër, çdo cep i cili nuk i përshtatet ambient, apo nuk i përmbush kushtet e një mjedisi jetësor shëndrrohet në më të bukurën, e në raste projektet e realizuara i përngjajnë edhe metropoleve.
Për çudi, ky njeri kritikat i shëndrron në energji positive për të avancuar tutje në përmirësimin e jetës së popullatës, veçmas rinisë e cila për Arifin është e paçmueshme.

Menaxhimi me paranë publike është letë të bëhet kur e ke të mbushur arkën përplotë dhe në kushte normale, por në një krizë ekonomike dhe pandemie kjo mbase ndryshon kalkulimet, megjithatë të parit të Preshevës nuk ia lujti qrepikun.

Pakoja financiare si një dozë për shum fusha, u menaxhua në kohën më të mir dhe mënyrën më të mirë të mundshme kur popullata përballej me më të keqën, pa harruar se Komuna e Preshevës ishte pothuajse komuna e vetme në Sërbi ku virusi korona depërtoi i fundit.

Parimi i të qenit afër çdo qytetari ka bërë që Kryetarit Arifi mos ti shpëtojë asgjë, aq më pak kushtet për më të vegjlit, infrastrukurën e të cilëve shum lehtë mud ta krahasojmë me atë të vendeve më të përparuara.

Donacionet nga më të ndryshet që po aterojnë në komunën e Preshevës, nuk është se nuk kanë “aeroporte” tjera por siguria dhe serioziteti menaxherial i tërhjek ato, aty ku e kanë vendin.

Arifi me ekipin e tijë të palodhshëm është i përkushtuar edhe në zhvillimin dhe avancimin e jetës kulturore në komunën e Preshevës.
Festivalet, organizimet kulturore dhe aktivitetet e ndryshme të kësaj fushe po bëhen pjesë e përditshmërisë në këtë komunë.
Mbase popullata nuk është mësuar që Kryetarin ta shoh në çdo skaj të komunës duke menaxhuar personalisht nga afër çdo projekt që i dedikohet qytetarëve, por siç thotë një fjalë popullore “ku të kruan dora jote nuk mundet e huaja” kështu po vepron edhe ky djaloash i cili në moshën më të mirë energjinë e tij po e shfrytëzon për të mirën e bashkombasve të vetë.
Të largohesh nga një metropol mund të ketë vetëm një arsyeje, të ndërtosh një të ri. Shkruan: Mukarrem Ahmeti, Bujanoc