SHPËRNDAJE

Seminari dy ditor me temën Aspektet emocionale të motivimit për mësim me arsimtarët- mësimdhënësit u realizua në shkollën fillore Abdulla Krashnica në Miratoc.

Gjatë dy ditëve pati ligjerata për aftësimin e arsimtarëve për të tejkaluar gjendjet e ndryshme emocionale që posedojnë nxënësit duke patur parasysh moshën e tyre.

Sipas drejtorit të shkollës, Gafur Hyseni pas çdo ligjërate, arsimtarët ishin të obliguar që me shembuj konkret të nxënësve të tyre ose të improvizuar të sqarojnë raportin e tyre se si do ta kalojnë një situatë jo të dëshirueshme në raport me nxënësin, gjithnjë kur ata janë në gjendje të keqe emocionale.

Hyseni ka vlerësuar se seminari ishte i frytshëm për mësimdhënësit. Nga ky trajnim u mësua se çdo njeri ka nevojë të përvetësojë njohuri të reja nga dita në ditë dhe të jemi në hap me kohën ka thënë për portalin preshevacom, drejtori i shkollës fillore Abdulla Krashnica në Miratoc, Gafur Hyseni./presheva.com/