SHPËRNDAJE

U promovua libri me titiull “Kusaritë Ballkanike ndaj tokave shqiptare” i autorit Reshat Avdiu.

Organizimi i këtijë promovimi u organizua nën patronatin e Shoqatës së shkrimtarëve Feniks në Preshevë. Në fjalën e recensentit, Fatmir Arifi të librit u tha se autori i librit po na gëzon me botime të reja e cila për nga fusha studimore bart përgjegjësi shkencore duke përshkruar periudha mjaftë të rëndësishme për popullin shqiptarë.

Ai vet personalisht pati vuajtjet e asaj kohe duke patur parasysh qëndresën e tijë. Ky libër ka shumë dimensione thotë recensenti i librit. Nxjerrja e fakteve nëpër të cilën ka kaluar populli shqiptarë janë të rëndësisë së veçantë sepse kauzat janë ato që bëjnë historinë thuhet thuhet kështu në fjalën e recensentit Arifi.

Veprimtari preshevarë, Ibrahim Kadriu në fjalimin e tijë përshëndetës potencoi se është mburrje dhe krenari e kombit që cmojmë të kaluarën tonë. Drejtori i Bibliotekës së qytetit Mehmet Jusufi në Preshevë, Reshat Neziri ka potencuar se autori dallon nga të tjerët sepse kryekëput merret me shkrimet që kanë të bëjnë me çështjen e shqiptarëve që pësuan nga shteti serb. Avdiu gjatë tërë jetës i kushtoi çështjes kombëtare ka thënë drejtori Neziri.

Në fjalën përmbyllëse, autori i librit, Reshat Avdiu ka falemderuar të gjithë ata që e mbështetën realizimin e këtijë libri. Ai ka potencuar se gjatë kohës sa punoi për librin nuk ishte e lehtë të trajtohet çështja e një periudhe të vështirë e shqiptarëve duke shpjeguar shumë veçori të rëndësishme. Për tematikën e librit ka folur edhe doktor, Jahi Murati dhe mysafirë të tjerë që ishin të pranishëm.

Ata kanë vlerësuar librin si një botim i rëndësisë së veçantë për lexuesit tanë./presheva.com/