SHPËRNDAJE

Një orë, pothuajse identike me atë të shkatërruar gjatë zjarrit në katedralen e Notre Damit, në Paris, është gjetur në një zbulim të mahnitshëm, vetëm pak kilometra më larg. Restauratorët shpresojnë që ajo do ti ndihmojë ata të rindërtojnë kryeveprën e rrënuar nga flakët.

“Ishte një surprizë sepse ne pamë të njëjtën siluetë. Sapo hapëm derën u përballëm me të njëjtën orë si ajo e shkatërruar nga flakët”, ka thënë restauruesu Jean Baptiste Viot.

Nëse pastrohet, nëse i hidhet pak graso, ora do të punojë sërish, ashtu si ora e Notre Damit që funksiononte prej 152 vitesh. Ora e gjendur tani, sipas ekspertëve, është ndalur për një arsye ende të panjohur, por ajo mund të riparohet dhe të punojë për mrekulli nëse dikush do të kujdeset periodikisht për të. Për Zhan Baptist Viot, vlera e orës është e pamatë.

“Është njësoj sikur një arkeolog të ketë parë të gjithë partenonin të shkatërruar, por pranë tij, 10 km më tej, zbulon një tjetër ndërtesë, thuajse të njëjtë”, është shprehur Viot.

Tani restauratorët shpresojnë që do ta riparojnë orën e gjendur me pjesë që mund të kenë shpëtuar nga ajo e Notre Damit. E vetmja dilemë, thonë ata, është nëse duhet të bëjmë një replikë ekzakte apo diçka që duket e ngjashme.