SHPËRNDAJE
Libri me i ri i botuar nga Unioni i Bashkesive Islame Shqiptare ne Zvicer mban “Ekstremizmi ne emer te Islamit.”

Ky liber përbëhet nga dy punime rreth ekstremizmit, edhe atë, punimi i Dr. Bashkim Aliut me titull“ EKSTREMIZMI NË FE, SHKAQET DHE EVITIMI (Një qasje nga këndvështrimi islam)“, dhe punimi i Rejhan Nezirit me titull:”Radikalizimi i të rinjve në perëndim”Një fushë e rëndësishme dhe mjaftë senzitive, si dhe me përmasa botërore e përdorimit të termit “ekstremizëm”, është edhe ajo fetare. Mirëpo, duke marrë parasysh shtrirjen e gjërë të debatit për këtë dukuri brenda fushës në fjalë, përkufizimi i këtij punimi do të bëhet fillimisht në kuadër të Fesë Islame, edhe atë, në kontekstin juridik të Islamit, ngase palë të ndryshme, të cilat thirren në dijet fetare islame, e konstituojnë domenin normativ të Islamit dhe derivatet e këtij domeni në jetën shoqërore, ekonomike, politike, kulturore, humane, etj., mbi të kuptuarit e tyre personal të teksteve fetare islame dhe leximin restriktiv të dispozitave dhe parimeve bazë të Islamit, konform një metodologjie të caktuar, e cila ka një suficit të theksuar të fleksibilitetit, të elasticitetit, të pluralizmit dhe të tolerancës.

Për një vetëdijesim më të mirë dhe për t’iu shmangur shtresimeve dhe drejtimeve të shtrembëruara të muslimanëve shqiptarë këtu në Zvicër, e sidomos të rinjve, fillimisht, Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, mori përsipër të organizojë disa seminare me të rinjtë e xhemateve shqiptare, ku realizoi tre ta- kime në tri xhami, me ç’rast morën pjesë një numër i konsideru- eshëm i të rinjve. Merita të mëdha për organizimin e sukses- shëm të këtyre takimeve kanë xhamitë shqiptare, Xhamia e Bardhë në Aarbug, Xhamia Shqiptare në Cyrih si dhe xhamia “Hëna e Re” në Kreuzlingen, kryesitë e të cilave i pritën me shumë nderim të rinjtë e xhamive të tjera, pjesëmarrëse në seminaret tona. Me mirënjohje të lartë theksoj kontributin e madh që dhanë dy teologët e shquar dhe imamët tanë të dalluar, jo vetëm këtu në Zvicër por edhe më gjërë, Dr. Bashkim Aliu dhe Mr. Rejhan Nezi
Libri me i ri i botuar nga Unioni i Bashkesive Islame Shqiptare ne Zvicer mban “Ekstremizmi ne emer te Islamit.”
Ky liber përbëhet nga dy punime rreth ekstremizmit, edhe atë, punimi i Dr. Bashkim Aliut me titull“ EKSTREMIZMI NË FE, SHKAQET DHE EVITIMI (Një qasje nga këndvështrimi islam)“, dhe punimi i Rejhan Nezirit me titull:”Radikalizmi i te rinjve ne Perëndim.”
Një fushë e rëndësishme dhe mjaftë senzitive, si dhe me përmasa botërore e përdorimit të termit “ekstremizëm”, është edhe ajo fetare. Mirëpo, duke marrë parasysh shtrirjen e gjërë të debatit për këtë dukuri brenda fushës në fjalë, përkufizimi i këtij punimi do të bëhet fillimisht në kuadër të Fesë Islame, edhe atë, në kontekstin juridik të Islamit, ngase palë të ndryshme, të cilat thirren në dijet fetare islame, e konstituojnë domenin normativ të Islamit dhe derivatet e këtij domeni në jetën shoqërore, ekonomike, politike, kulturore, humane, etj., mbi të kuptuarit e tyre personal të teksteve fetare islame dhe leximin restriktiv të dispozitave dhe parimeve bazë të Islamit, konform një metodologjie të caktuar, e cila ka një suficit të theksuar të fleksibilitetit, të elasticitetit, të pluralizmit dhe të tolerancës.

Për një vetëdijesim më të mirë dhe për t’iu shmangur shtresimeve dhe drejtimeve të shtrembëruara të muslimanëve shqiptarë këtu në Zvicër, e sidomos të rinjve, fillimisht, Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, mori përsipër të organizojë disa seminare me të rinjtë e xhemateve shqiptare, ku realizoi tre takime në tri xhami, me ç’rast morën pjesë një numër i konsiderueshëm i të rinjve. Merita të mëdha për organizimin e suksesshëm të këtyre takimeve kanë xhamitë shqiptare, Xhamia e Bardhë në Aarbug, Xhamia Shqiptare në Cyrih si dhe xhamia “Hëna e Re” në Kreuzlingen, kryesitë e të cilave i pritën me shumë nderim të rinjtë e xhamive të tjera, pjesëmarrëse në seminaret tona. Dr. Bashkim Aliu dhe Mr. Rejhan Neziri, me kumtesat dhe shpjegimet e tyre, në këto tri seminare, bënë që pjesëmarrësit të marrin informacione të hollësishme në lidhje me ekstremizmin në fe dhe dëmet që mund të shkaktojnë te të rinjtë qasjet ideologjike dhe të skajshme fetare. Pas mbarimit me sukses të këtyre seminareve, kryesia e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ), duke marrë edhe pëlqimin e autorëve, vendosi që kumtesat në fjalë t’i botojë në një libër të veçantë, të cilin ju, tanimë, të dashur lexues, e keni para vetes.