SHPËRNDAJE

Dong

Ka udhëtuar një muaj, ia ka arritur dhe thotë se ia ka vlejtë çdo minutë.
Quhen Zhe Dong, ka vendosur si tifoz i Barcelonës me idhur Barcelonën që të nga provinca e tij Hubei të niset drejt për në vendin e klubit katalanas.

Qëllimi i tij ka qenë që të arrij për ndeshjen Barcelona – Villarel me 1 shkurt.

Ai nëpërmjet Peking, Manxhuria, Rusisë, Çekisë, Austrisë, Italisë dhe Francës ka arritur në Barcelonë, dy ditë para ndeshjes.

Në klub e pritën si hero, i kishin siguruar vendqëndrim, biletë dhe ka shikuar ndeshjen kundër Villarel. Ai kryesisht ka udhëtuar autostop, ka thënë se ka pasë shumë kriza, por ka njoftuar edhe njerëz të mirë që e kanë ndihmuar në të gjithë mënyrat.

“Kur ka qenë vështirë, kam pasë shumë ide, kisha thënë se do të nisem në këtë rrugë dhe e kam përmbushur premtimin.. Jam tifoz i Barcelonës që nga koha kur Ronaldinho ka luajtur” ka thënë Kinezi.

Në Kinë është kthyer me aeroplan.

Dashuria nuk njef çmim!