SHPËRNDAJE

Udovicki

Kori Udoviçki ditën e martë është takuar me përfaqësues të vetqeverisjeve lokale të Bujaocit, Preshevës dhe Medvegjës si dhe kryetari e KNSH-së.

Ministresha për administrim shtetëror dhe vetqeverisje lokale Kori Udoviçki ka thënë gjatë qëndrimit të saj në Bujanoc se në komuna realizohet interesat më të mëdha të qytetetarëve dhe se 70% e beneficionece në rrugën e Serbisë drejt BE-së do të realizohohet në nivel lokal.

Udoviçki që është edhe nënkryetar e qeverisë Serbe, ka vlersuar se për këtë arsye edhe ka rëndësi që qeverisja republikane dhe ajo lokale të bashkëpunojnë që sa më shumë të përparoj punëa në institucione dhe bashkëpunimi i shtetit me institucionet lokale.

“Ndalesa e punësimit është një frenim i madh për vetqeverisjet lokale dhe në të ardhmen planifikojmë që këtë ta bëjmë në mënyrë tjetër” ka thënë Udoviçki.

Ajo ka premtuar ndihmë nga qeverisja e Beogradit që të ketë punësime, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale.

“Nuk mund të ndërtohet ardhmëria pa bashkëpunim dhe duhet ta vërtetojmë se ardhmëria është stabile dhe kjo do të tërheq investime” ka thënë ministresha. /presheva.com/